Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ish-kreu i ‘Grupit të Zjarrit’: Në 21 Janar u dhanë urdhra në radio për të qëlluar, ja kush e hapi portën e Kryeministrisë

Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar ka folur sot në “Real Story” duke sjellë një tjetër këndvështrim të asaj dite.

Ai shpjegon se si u thye perimetri i parë i sigurisë, si ndodhi hapja e derës dhe deri tek tërheqja e një pjese të efektivëve.

AGRON MALAJ:

Gjatë hapjes se portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve, më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit.

Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë, ne kishim 3 perimetra:

1 porta,
2 teli me gjemba,
3 pedana

Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne i bëmë instruktazh trupave (e ka edhe prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale.

Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë për shembull i jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim.

Kur u hap dera në kryeministri, pati dyndje dhe veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit, një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për tek Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta. Pse ikën ata, është përgjegjësia e tyre. Braktisja e pozicioneve shumë e shëmtuar dhe duhet të kishte hetim. Pati problematika edhe tek trupat e FNSH, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve…

Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhen ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...