Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ish kreut të DSK i vjetërsohet lënda, nuk do të gjykohet

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar Zhurnal.mk – Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk do të gjykohet për shkatërrimin e pajsisjes për përgjime për shkak se vepra penale për të cilën ai akuzohej u vjetërsua.

Procesi gjyqësor ‘Fortesa – Shënjestra’ që ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm për periudhën 2008-2018 është në fund, ndërsa për shkak të vjetërsimit të veprës do të hiqet një nga veprat penale të të akuzuarit Mijallkov.

Vjetërsohet vetëm ndikimi i Mijallkov për shkatërrimin e pajisjeve me të cilën është kryer përgjimi, ndërsa veprat penale për përgjim të paligjshëm mbesin.

Procesin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Behtoviq, ndërsa përfaqësues të prokurorisë janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladiir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Sipas aktakuzës, ata përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitin 2008 deri 2015 kanë përgjuar ilegalisht 4286 numra telefonik.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tejkalimi i paragjykimeve, sfidë për gjeneratën e re në Maqedoninë e Veriut

admin

Të hënën seancë plenare në Parlament për përbërjen e komisioneve

E.E.

Numrat e djeshëm janë për shkak të KSI-së, thonë nga VMRO-DPMNE

admin

Musliu: Artan Grubi, sot është 28 nëntori dita e flamurit dhe UÇK-së, jo dita e drurit !

B M

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Padi penale për katër anëtarë të KSHZ-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...