Agjencia Zhurnal.mk

Ish- kryebashkiaku i Vorës në arrati, çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore

Tiranë, 13 janar – Gjykata shtyu sot seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, pas ndryshimit të dëshmisë nga shefja e protokollit në Bashkinë Vorë.

Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar ora 10:00.

Raportohet se ndryshimi i dëshmisë së saj për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku.

Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, pritet të merret nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike dhe fillimit të çështjes nga ana e prokurorisë së Tiranës, Agim Kajmaku u arratis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...