Agjencia Zhurnal.mk

Ish kryeministri grek Karamanlis mban fjalimin e parë pas 10 viteve, kritikon Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 27 qershor, zhurnal.mk – Duhej dhe kemi pasur mundësi që si vend të arrijmë shumë më shumë, ka thënë ish kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis lidhur me Marrëveshjen e Prespës gjatë fjalimit të tij në Selanik.

Tubimi parazgjedhor në Selanik ishte fjalimi i parë publik i Karamanlisit pas 10 vjetësh, pasi në vitin 2009 i humbi zgjedhjet dhe dorëheqje nga pozita kryetar i Demokracisë së Re. Foli për ekonominë për ardhmërinë e vendit, por edhe për politikën e jashtme dhe Marrëveshjen e Prespës. Tha se Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

“Për Marrëveshjen e Prespës nuk duhen shumë fjalë Demokracia e Re me të drejtë e kritikoi marrëveshjen, veproi drejtë që nuk votoi ‘pro’.Më vjen keq që nuk u shfrytëzua ajo që e arritëm në Bukuresht në prill të vitit 2008, ndërsa e arritëm me shumë mund, me përpjekje të mëdha me çmim të lartë, çmim politik, çmimin partiak, çmimin personal. Duhej dhe mundeshim si vend të kërkojmë dhe të arrijmë shumë më shumë”, theksoi Karamanlis.

Ish kryeministri grek në fjalimin e tij 15 vjeçar u përqëndrua edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi më 7 korrik. Tha se vendit i duhet stabilitet politik dhe ndjenjë e sigurisë dhe u bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin Demokracinë e Re dhe liderin e partisë Kirjakos Micotakis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...