Ish kryeministri Zaev humbi tek fshati i lindjes

nga Redaksia

Shkup, 10 maj – Koalicioni për Ardhmëri evropiane i udhëhequr nga LSDM humbi edhe në fshatin e lindjes të ish-kryetarit të LSDM-së dhe ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Bëhet fjalëq për fshatin Murtinë në Strumicë, që ky rajon në përgjithësi konsiderohej bastion i socialdemokratëve dhe që komuna ende udhëhiqet nga nga Kostadin Kostadinov i LSDM-së.

Në fshatin Murtinë u votua në dy qendra votimi 1840 dhe 1841, ky VMRO-DPMNE edhe në raundin e parë të presidencialeve, por edhe në raundin e dytë dhe votimet për parlamentaret, mori më shumë vota.

VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi 287 vota, ndërsa LSDM 166. Në raundin e dytë dhe parlamentare, VMRO mori 234 ndërsa LSDM 145 vota.

Bartës i listës në këtë zonë ishte ish-ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, që njihet si mik i afërt i Zoran Zaevit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More