Manchester United ishin të sigurt ’99 për qind’ për transferimin e dyshes Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale para pensionimit të Sir Alex Ferguson.
Ky informacion u zbulua nga ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, Patrice Evra. Ai ishte pjesë e ekipit të Unitedit të cilët përcollën teknikun skocez drejt pensionimit në vitin 2013 pas triumfit në Ligën Premier.
Ferguson, i cili ishte rikthyer nga pensionimi më herët, ishte gati që të zgjaste bashkëpunimin me klubin pasi po përgatitej për goditjen e dyfishtë, transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili u largua në vitin 2009 dhe më pas Gareth Bale që ishte një objektiv serioz.
“Një nga ditët më të trishtueshme, nuk kam qarë, isha në shok. Arsyeja është sepse dy javë më herët, ai më solli në zyrën e tij dhe më tha, ‘Patrice, shikoni këta njerëz, ata mendojnë se do të pensionohem. Unë do të jem këtu edhe për 10 vite të tjera, por duhet të fitojmë më shumë Liga të Kampionëve’”.
“Ai më tha mua ‘Patrice, Cristiano Ronaldo 99 për qind u pajtua të rikthehej dhe Gareth Bale gjithashtu’”, ka thënë Evra.
“Atij iu deshën 200 milionë euro dhe klubi refuzoi që t’ia jap këto para. Dhe tani, ata kanë shpenzuar një miliardë apo çfarëdo qoftë”.
“Ishte në vitin 2013, pak para se të pensionohej, kështu që kjo është pse unë e mbaj mend kur dola nga zyra e tij dhe po thosha, ‘Cristiano u rikthye, Gareth Bale, ne po kthehemi’ pasi kishim fituar titullin dhe gjithçka”, përfundoi francezi.