Ish-ministri bullgar: Përderisa Maqedonia e Veriut nuk garanton të drejtat e bullgarëve, nuk ka fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE

Shkup, 10 tetor – Ish-ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Bojko Noev etha se çelësi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut është ndalimi i debullgarizimit dhe respektimi i të drejtave bullgare në Maqedoni.

 

Ai theksoi se në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt para një jave në Slloveni, Bullgaria dhe presidenti RUmen Radev në qartë kanë shpjeguar problemin para partenrëve evropianë dhe pse momentalisht nuk mund të nisen bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut.

“Arsyeja është mosrespektimi i të drejtave universale të njeriut dhe diskriminimi sistematik. Përderisa nuk ndalohet diskriminimi i bullgarëve në Maqedoni, derisa nuk kanë mundësi të njëjta të marrin pjesë në jetën politike, sociale, kultutore dhe ekonomike dhe derisa nuk mund t’i këndojnë këngët e tyre dhe të lexojnë gjuhën e tyre, me respektim të përmendorëve bullgare, deri atëherë çështja e fillimit të bisedimeve nuk mund të zgjidhet. Debullgarizimi i plotë duhet të ndalojë”, tha Noev.

Ai theksoi se të gjitha qeveritë bullgare kanë vepruar në mënyrë naive në këto çështje.

“Menduam se me ndihmën gjatë kohës së embargos, gjatë krizës në Kosovë, ku u ndihmuam ta ruajnë integritetin e vendit, kur shqiptarët kërkuan me armë të drejtat e tyre, çështjet do të zgjidhen. Jo vetëm që nuk u zgjodhën, por problemet u përthelluan”, tha Noev.

Related posts

Nga 1 shtatori hyrje në vend vetëm për të vaksinuarit, vërtetim se keni kaluar virusin ose test PCR negativ

D V

Qeveria do ta mbajë seancën e 109-të

D V

Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet 30 deri 45 minuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More