Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ish ministri Demiraj takim zyrtar me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, z. Xhaferi

Ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj gjatë ditës së sotme ka udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryeparlamentarit z. Talat Xhaferi.

Komunikimi dhe Bashkëpunimi, togfjalëshi që shoqëroi gjithë takimin nga një Lider Shqiptar shembulli i të cilit padyshim duhet ndjekur!Shqiptarët në Rajon e jo vetëm janë një faktor shumë i rëndësishëm, pa të cilët nuk ka as të shkuar e as të ardhme! – shkruan ish ministri Demiraj në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës më shoqëruan Z. #Nagip_Fejzo, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Z. #Ermal_Jauri Kryetar i George C. Marshall Albania.Në fokus të bisedimeve ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe jo vetëm mes dy vendeve si dhe në veçanti ndërmjet faktorit Shqiptar në Rajon, gjë e cila u sigurua dhe nga Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Xhaferi. Koha ka treguar që të bashkuar mund të ç’bëjmë dhe të tejkalojmë çdo keqkuptim apo pengesë të së kaluarës, gjithmonë me vizionin drejt një të ardhme më të mirë e të sigurtë për fëmijët tanë.I shpreha bindjen Kryetarit Xhaferi për një bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes pas datës 25 Prill mes dy vëndeve tona.Në përfundim të takimit pata kënaqësinë ti dhuroj Z. Xhaferi dhe Z. Fejzi disa nga botimet e mia të kolanës mbi terrorizmin dhe gruper terroriste, për të cilat ai më shprehu vlerësimet më të larta.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...