Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

nga Redaksia

Pala mbrojtëse e ish-ministrit Fatmir Mediu ka kërkuar që të ketë një akt të ri ekspertimi për dëmin ekonomik në masakrën e Gërdecit, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm.

Në seancën e sotme mes tensioneve me familjarët e viktimave të pranishëm, ata u shprehën se vendimi final i i eksepertizës nuk i është vënë në dispozicion Mediut si i pandehur.

‘Vendimi final i ekspertizës ekonomiko-financiar nuk i është vënë në dispozicion të pandehurit ose mbrojtjes. Ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ekspertiza është e papajtueshme me ligjin, audituesit jane në konflikt interesi sepse janë nga KLSH dhe Ministria e Financave, ekspertiza është bërë pa pasur dokumentet përkatëse, pyetjet ndaj ekspertëve kanë qenë juridike, jo ekonomike, kërkojmë një ekspertim të ri ekonomiko-financiar, duke riformuluar pyetjet dhe ekspertë të tjerë’, është shprehur pala mbrojtëse në seancë.

Vetë Mediu ka thënë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.

‘Akuzohem për Gërdecin, kur kam dhënë dorëheqjen dhe lashë mandatin, dua të përballem me ligjin, jo akuza politike, për Gërdecin po kërkohet një kokë turku. Me këto përplasje, ky nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Seancat të jenë të hapura për mediat, ta shohin shqiptarët si bëhen gjyqet në GJKKO. Ekspertët janë të paligjshëm, pse nuk pranoni të bëni eksperiment si ndodhi shpërthimi? Ky është proces i pabazë, ushtarakët e NATO nuk i pranuat, nëse vijoni kështu, unë do publikoj qëndrimet e tyre’, deklaroi Mediu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More