Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet Partisë Socialiste: E ardhmja i përket të majtës progresive

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Naço, i cili ka qenë deputet në qarkun e Beratit,  i cili theksoi se do të përkrah të majtën progresive.

Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, bëri të ditur bashkimin e tij më PS, ndërsa vetë Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputet në Berat.

Deklarata është bërë në Berat, në të njëjtin vend ku kishte shkuar për ceremoninë e ujit të bekuar Presidenti Meta, ish kryetari i LSI dhe shumë i afërt me Naçon.

“Sot është një ditë e bekuar sepse jam në krah të mikut tim Zotit Klosi. Unë do të doja që sot në këtë ditë të shprehja edhe një herë qëndrimin tim, që do vazhdoj të jem në krahë të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimente politike. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera. Ajo që mund t’iu them është se sot jam me Zotin Klosi por do të jem edhe në të ardhmen me zotin Klosi. Shqipëria ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit edhe në qarkun e Beratit i cili është i pa përfaqësuar”, u shpreh Naço.

Besoni në forcën e të majtës?

“Besoj dhe e thash që Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente, e ardhmja i përket të majtës progresive”.

Postime të ngjashme

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

Rama takon Kurtin në Tiranë

S.B.

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

S.B.

Pakt PD-PS pas 25 prillit?! Basha jep përgjigjen e prerë: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do e largojmë këtë qeveri të keqe!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...