Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro infektohet me koronavirus: Me radhë është kjo punë…

Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kumbaro me anë të një postimi në Facebook duke thënë se duhet të izolohet dhe nuk mund të lëvizë për të realizuar takimet në qarkun e Gjirokastrës.

Megjithatë puna për të nuk do të ndalet dhe do të ruajë kontaktet përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Postimi i plotë: “Me radhe eshte kjo pune… Radha ime sot te provoj efektet negative te statusit “pozitiv” Per aq kohe sa duhet nuk do te leviz dot per te vijuar takimet e parashikuara ne Qarkun e Gjirokastres. Por do te vijojme kontaktet si çdo dite permes telefonit dhe rrjeteve sociale”.

Kujtojmë se më 19 janar, Kumbaro dha lajmin e trishtë se nëna i ka ndërruar jetë. Ajo i dedikoi një shkrim prekës në rrjete sociale, por nuk zbuloi nëse e ëma vuante nga ndonjë sëmundje apo vdiq për shkaqe natyrale.

“U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik. Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit.

Një grua që dashuroi fort një libohovit dhe të dy bashkë ndërtuan familjen më të bukur në botë, me besimin te fëmijët dhe me bindjen te parimet e jetës. Një gjyshe që nipërit e mbesa e kishin shoqe të ngushtë dhe dashuri të pazëvendësueshme. Ajo është nëna ime! Të cilën e njoha kështu si në këtë foto kur erdha në jetë.

Dhe kështu e përcolla sot drejt parajsës se vetëm atë meriton zysh Azbija, mama jonë, e bukura dhe e mençura jonë, e kthjellët si hëna e plotë, e thellë si toka e pjekur, e qetë si deti pas furtunës, elegante si mendimi për Jetën që e respektoi deri në çastin e fundit kur iku në paqe dhe krenare nga kjo botë për t’u bashkuar përgjithmonë me dashurinë e jetës së saj, tim atë. Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit… Lamtumirë Ma!”, shkroi Kumbaro.

Postime të ngjashme

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

“Je injorant”, gazetari nga Maqedonia thotë se është ofenduar nga kryeministri Rama

D V

Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

D V

Manastirliu: Muaji gusht i hapur për vaksinimin antiCOVID për të gjithë qytetarët +18 vjeç

D V

“Pjesë e projektit të Rilindjes Urbane”, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët e Lezhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...