Maqedoni

Ish ministrja Jankullovska: Nuk jam arratisur, jam në shtëpi

Zhurnal Ads

Shkup, 19 shtator – Ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, të cilës Gjykata e Lartë dje i refuzoi apelimin e vendimit për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove dhe konfirmoi dënimin e saj me katër vjet burg, në një deklaratë për A1, thotë se thashethemet se ajo u arratis ishin të pasakta.

“Kjo është marrëzi. Jam në shtëpi. Kush dëshiron le tw udhwroj pwr kafe. Të ju dërgoj vendndodhjen, një selfie, nuk di çfarë t’ju them, tha Jankullovska.

Me aktvendimet e sjella, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i refuzoi kërkesat e të dënuarve që i dorëzuan personalisht dhe përmes avokatëve të tyre dhe i konfirmoi aktvendimet e Gjykatës së Apelit – Shkup.

Me këtë janë konfirmuar dënimet me burg prej dy vjetëve për Nikolla Gruevskin, katër vjet për Gordana Jankullovska dhe 4.5 vjet heqje lirie për Gjoko Popovskin.

Jankullovska është e vetmja e cila do të marrë akt udhëzues për në burg, për shkak se ish-kryeministri Gruevski është azilkërkues në Hungari, ndërsa Popovski tashmë është në burg.

Postime të ngjashme

Mësimi online nuk do të nisë në shumë shkolla, shkak mungesa e pajisjeve

T E

Kostadinovska: Mësim online ndjekin rreth 88% të nxënësve

admin

Çfarë parasheh rebalanci i dytë i buxhetit që është në procedurë parlamentare?

Xhenur Iseni

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...