Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

‘Ish-miss Amerika’, Leanza Cornett ndërron jetë në moshën 49 vjeçare

Zhurnal Ads

Leanza Cornett, e cila fitoi titullin e “Miss Amerika” në vitin 1993, ka vdekur.

Ajo ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare.

Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompeticioni i “Miss Amerika”, në një deklaratë të dhënë të mërkurën.

“Është shumë e dhimbshme që kompeticioni ‘Miss Amerika’ po transmeton lajmin për vdekjen e ‘Miss Amerika’ dhe mikes tonë të dashur, Leanza Cornett”, thuhet në njoftimin e tyre. “Leanza kishte një shpirt të ndritshëm e të bukur dhe ishte e mahnitshme. Ju e dini që ajo kishte vlerë të shumë njerëz, e po ashtu edhe tek ju”.

“Ne jemi të tmerruar nga kjo humbje e papritur në familjen e kompeticionit tonë ‘Miss America’ dhe ndihemi shumë keq për familjen dhe miqtë e saj”, vazhdon njoftimi.

Organizata ndërkohë deri më tani nuk tregoi ndonjë shkak të vdekjes së saj.

Sidoqoftë, News 4 në Jacksonville, Florida, qyteti i lindjes së Cornett, raporton se ajo pësoi një lëndim në kokë më 12 tetor.

Sipas disa raportimeve, Leanza ka lindur në Virxhinia ndërsa është rritur në Florida. Ajo fitoi titullin si “Miss Florida” në vitin 1992, përpara se ta rrëmbente kurorën për “Miss Amerika”.

Ajo ishte e martuar me aktorin dhe ish-prezantuesin e “Entertainment Tonight”, Mark Steinees në vitet e 90-ta.

Çifti u divorcuan në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Kai, 18 vjeç dhe Avery, 16 vjeç.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kejvina Kthella joshëse me dukjen e re, shfaqet e veshur me fustan nusërie

admin

Elita Rudi i kundërpërgjigjet publikisht ndjekëses që i tha se emri “Zëri” që ia ka vendosur djalit është kot

S.B.

Skerdi flet për këngën e re “Amelia”: Jam munduar të tregoj që një lidhje gjithmonë rrëzohet kur lindin probleme që nuk përballohen

admin

Për skenën e zhveshjes në filmin “Engjëjt janë larg”, Teuta Krasniqi thotë se ka qarë dy javë

admin

Charlize Theron bën shaka duke krahasuar veten me Kylie Jenner në një fotografi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale

S.B.

Trejsi Sejdini zbulon thuajse tërësisht gjoksin në rrobat e ngushta

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...