Showbiz

Ish-partneri i Demi Lovatos, Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares për martesë

Zhurnal Ads

Ndarja e këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich kohëve të fundit është kthyer në një nga temat më të diskutuara në faqet rozë.

The Sun raportoi se ish-partneri i aktores së “Glee” është fotografuar duke qarë në plazhin e Malibu, në vendin e njëjtë ku i propozoi për martesë yllit amerikan.

Të njëjtit i dhanë fund lidhjes vetëm dy muaj pas fejesës, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është kthyer nga ish- i fejuari i Lovatos.

Siç raportohet, Max i ka njoftuar vetë paparacët, për ‘të dhënë shfaqje’ lidhur me ndarjen nga Lovato.

Në anën tjetër, burime pranë tabloideve ndërkombëtare kanë bërë të ditur se këngëtarja nuk do të rikthehet më me ish-të dashurin.

“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”, është shprehur një burim.

Miqtë e 28 vjeçares po ashtu bënë të ditur se kjo e fundit është shumë në siklet për mënyrën se si po sillet Ehrich.

Ajo njëherësh nuk e pëlqen faktin se ndarja e tyre ka bërë bujë gjithandej në botë.

Postime të ngjashme

Ermal Fejzullahu: Kam pësuar sulm të panikut në një dasmë

admin

Loredana shpenzon afër 40 mijë euro në veshje për klipin “Rockstar”

admin

Eli Fara flet për herë të parë për ish-bashkëshortin, tregon se si u njoh me të dhe arsyen e ndarjes

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...