Agjencia Zhurnal.mk

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku ftohen nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Fortesa e Rahovecit, Durmish Gashi, ka dhënë njoftimin se sot është ftuar nga Gjykata Speciale sikurse shumë të tjerë ish-luftëtarë.

Durmishi, nëpërmjet Facebook-ut, ka thënë ftesa e tij vjen në ditëlindjen e nipit të tij Andinit.

“Më vie keq që sot në vend të urimit për ditëlindjen e Andinit ( djalit të vëllait tim ) , më duhet të shkruaj këtë njoftim për ftesën e ardhur në emrin tim nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar , ashtu siç pranuan e po pranojnë çdo ditë ftesa të tilla shumë bashkëluftëtar të UÇK- së”, ka thënë ai.

Ai është shprehur krenar për të kaluarën e tij në UÇK.

“Jam krenar që i takoj gjeneratës e cila gjithë jetën luftoi sundimin serb ndaj trojeve shqiptare , fillimisht në organizimet ilegale të kohës , e më pas i rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në shtabin lokal të Fortesës , në Brigadën 124 “Gani Paçarizi” si dhe pranë Zonës Operative të Pashtrikut si zv. Komandant për ndërlidhje deri në përfundim të luftës. Shumë prejt tyre kanë rënë dëshmorë për liri e bashkim kombëtar , ashtu siç ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së”, ka theksuar ai më tej.

Ai ka thënë se gjyqi është dashur t’u bëhej atyre që masakruan shqiptarë gjithandej në Kosovës, Rahovec e fshatra të Rahovecit.

“Do të duhej që shumë kohë më parë , gjyqi të iu bëhej atyre që vranë e masakruan me qindra e mijëra shqiptar të pafajshëm gjithandej në Kosovë por edhe në Rahovec , Fortesë , Krushë të Madhe,Celinë, Krushë të Vogël, Qëndresë , Hoqë e Vogël , Brestoc, Apterushë , Senoc ,Rudinë (Pastasel) , Ratkoc , Rogovë , Zatriq , Pataqan i Ulët dhe i Epërm e ky varg vazhdon në pafundësi. Ende kemi shumë të vrarë e të pagjetur nga kriminelët serb , por deri më tani nuk u dënua askush për krim , gjenocid dhe pastrim etnik nga forcat okupatore serbe . Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet krenaria e popullit tonë! Me respekt , Durmish F. Gashi”, ka shkruar në fund ai.

Gjithashtu ish-luftëtari i UÇK-së, Halil Çadraku, sot ka konfirmuar se është ftuari nga Gjykatës Speciale.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga bashkëshortja e tij, Peka Gashi.

Përmes këtij postimi bëhet e ditur se Çadraku ishte gjykuar edhe nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi. Halil Çadraku , ashtu siç dole faqebardhë në gjykimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykatën Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do ta dëshmoni. Do ta dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtoreve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.
Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, Liri”, ka shkruar ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...