Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Ish-raportuesi i OKB-së godet Gjykatën Speciale: Hetoni së pari krimet serbe, pastaj UÇK-në

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal-ks – Jean Ziegler, profesor universitar në Institutin e Lartë të Shkencave Politike dhe Stragjike në Gjenevë është sociolog me emër në Zvicër dhe në botë. Ziegler ish-raportues dhe funksionar aktual i OKB-së.

Janë disa deklarata të ashpra ndaj Serbisë që ai së fundmi i ka dhënë për mediat zvicerane. Ka kërkuar nga Haga që të merret me krimet serbe në Kosovë, para se ti hetojë luftëtarët e UCK-së, të cilët sipas tij mbrojtën shtetin e tyre.

“Po ia përkujtoj Beogradit se në vitin 1999 ne Kosove ajo bëri gjenocid mbi popullatën civile të pambrojtur duke vrarë e masakruar mbi 13 mije shqiptarë, shumica fëmijë, gra e pleq e duke dhunuar mbi 20 mije femra shqiptare! Tash ata le ta quajnë si ta duan luftë apo konflikt, por bota e di se atje ndodhi diçka më shume se luftë e konflikt, ndodhi gjenocid dhe spastrime etnike në zemër të Evropës. Prandaj, para se te hetohen ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët mbrojtën nderin dhe shtëpinë e tyre, së pari te hetohen krimet bastarde serbe ne Kosovë…”, thotë Jean Ziegler.

Ai gjithashtu ka sqaruar dy termet diskutabile në opinonin, atë të « luftës » dhe « konflikt ».

Ziegler thotë se edhe në Kosovë ka pasur dhe ka konfuzione lidhur me (keq) përdorimin e këtyre dy termave.

“Termi luftë dhe konflikt nuk ndryshon asgjë, ama asgjë. Pra që të dy janë plotësisht terme identike me domethënie të ngjashme. Dhe tjetër send është ajo se dikush në ketë rast me Kosovën tenton të spekulojë me këta dy terme”, ka thënë ai.

“Në një luftë ka krime, gjakderdhje, gjenocid etj…Po ashtu në një konflikt ka gjakderdhje, krime, masakra, gjenocid apo forma tjera të dhunës dhe shtypjes…”, ka shpjeguar për gazetën zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” sociolagu Ziegler, njëherit edhe funksionar i OKB-së.

“Me këtë lojë të këtyre dy fjalëve, duket se Serbia dhe armiqtë e Kosovës kanë diktuar se shqiptarët nuk e kanë fort për huji termin konflikt dhe tash, ata mu aty kapen, thirren se në Kosovë nuk paska pasur luftë por konflikt.. Por, t’ju them një gjë, sikur shqiptarët e Kosovës të thonin se në Kosovë ka pasur konflikt, sigurisht serbët do të thoshin, jo s’ka pasur konflikt, por ka pasur luftë.. Është interesant të theksohet se vetëm Serbia manipulon me termin « luftë» e «konflikt» që në fakt janë të ngjashme”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...