Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-shefi i AKI-së: Protestat e organizuara në veri janë skenar që Serbia e përdorë për 14 vjet rresht

Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Bashkim Smakaj, ka folur rreth gjendjes në veri pas hyrjes së fuqi të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Smakaj në Klan Kosova tha se bllokimi i rrugës dhe dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë është një skenar që Serbia e përdorë për 14 vjet rresht.

“Është organizim i planifikuar. Është skenar, është metodë e punës në vazhdimësi. Sidomos këto 14 vitet e fundit kjo metodë e punës është aplikuar nga të gjitha strukturat që operojnë në vëri”.

Ai theksoi se kërkesat për mobilizime të tilla shteti serb i realizon përmes Listës Serbe.

“Unë nuk pres që të ketë urdhra direkte prej Serbisë, por Serbia urdhrat dhe kërkesat për mobilizime të tilla i ka bërë përmes strukturave të veta në veri që operojnë. Shpesh grupe para institucionale”.

Ish-shefi i AKI-së tha se numri i protestuesve rritet në varësi prej kërkesave që ka Serbia.

“Nuk duhet të merret për bazë ai numër që qëndron aty. Numri është në varësi të kërkesës që e dërgon Serbia. Dhe çfarëdo kërkese që do ta ketë Serbia ai numër do të përgjigjet”.

Related posts

Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar

Xh M

Abazi: “Zajednica” e Kurtit po kalon nëpër gjakun e aktivistëve

D V

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy