Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ish-shefit të spiunazhit maqedonas mund t’i ulet dënimi nga 12 në 9 vjet burg

Shkup, 6 mars – Në vend të 12, ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, do të ketë dënim për vetëm 9 vjet.

“TV 24” shkruan se akti i “marrjes së një shpërblimi për ndikim të paligjshëm”, i cili i referohet shkatërrimit të pajisjeve të përgjimit, skadon më 28 mars.

Gjashtë vjet më parë në këtë datë, u ndërmor veprimi i fundit në këtë rast, që do të thotë se që njëzet ditë është vjetërsuar rasti.

Vendimi për përgjimin e paligjshëm u lexua publikisht, por në këtë periudhë është duke u shkruar dhe kjo vepër do të përfshihet në të, tha gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq për “TV 24”. “Vendimi me shkrim do të jetë ashtu siç u njoftua, me të tre pjesët, pavarësisht nëse ndonjë është i vjetërsuar ose jo, Apeli do të përfundojë nëse ka ndonjë apelim”, tha Tufegxhiq.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” ka dy vepra për të cilat ai u dënua, së pari se ai krijoi një shoqatë kriminale për të përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe se ai abuzoi me pozicionin e tij si shef i policisë sekrete.

Postime të ngjashme

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

R Zh

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

R Zh

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...