Ish Shtëpia e ARM -së prej nesër do të jetë pikë vaksinimi në Tetovë

Shkup, 26 gusht – Në Tetovë, ndërtesa administrative e Muzeut të rajonit të Tetovës ose ish Shtëpia e ARM -së prej nesër do të jetë pika kryesore e vaksinimit për zbatimin e imunizimit masiv kundër Kovid -19. Sot atje po përgatiten hapësirat për punën e personelit mjekësor.

 

“Kjo pikë do të funksionojë në tre ndërrime nga ora tetë e mëngjesit deri në mesnatë. Ne jemi duke punuar edhe një pikë tjetër që së shpejti do të jetë vetëm për rivaksinim në Qendrën Kulturore. Nëse viti shkollor fillon me praninë fizike, ne do ta transferojmë ngadalë vaksinimin nga salla e sportit në shkollën e mjekësisë në vende të tjera sepse nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, tha kryetarja Teuta Arifi.

Nga nesër do të ketë një pikë vaksinimi edhe në ambulancën në fshatin Poroj.

Related posts

EURACTIV: SHBA-të bëjnë presion mbi Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë

Z H

Komisioni për çështje evropiane nuk pranoi asnjë amandament për Propozim-ligjin për shtetësi

D V

MPB: Deputeti Apasiev imunitetin parlamentar e ka në Kuvend, jashtë saj është i barabartë para ligjit si të gjithë qytetarët tjerë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More