Kosovë

Ish-udhëheqësi i LPK-së i kërkon Speciales t’ia lejojë Gucatit mbrojtjen në liri

Zhurnal Ads

Njëri nga Ish-udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i është drejtuar me një letër Gjykatës Speciale në të cilën kërkon që kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, të gjykohet në liri.

Ai ka thënë se Gucati nuk i nëpërkëmbë detyrimet qe i vendosin Dhomat e Specializuara.

“Nëse vërtet dyshoni se Z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se Ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj Z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni Ju”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka lidhur nacionalitetin francez me me gjyqëtarin Nicolas Guillou i cili është I autorizuar në rastin e Hysni Gucatit.

“Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh”, tha Kelmendi.

https://www.facebook.com/ibrahim.kelmendi.35/posts/1294287090922807

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator nga forcat e EULEX-it me urdhërarrest të lëshuar prej Dhomave të Specializuara.

Postime të ngjashme

Balje kërkon që të hapet Zyrë Ndërlidhëse e Kosovës në Bosnjë

admin

Kryeministri Hoti: Nëse s’ka marrëveshje, Kosova e Serbia vazhdojnë si dy shtete fqinje

admin

Kosovë/ 104 të infektuar dhe dy viktima me koronavirus brenda 24 orëve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...