ISHP, nxjerrë rezultatet mikrobiologjike, reagentet janë funksional dhe mund të vazhdojmë

nga Xh M

Shkup, 2 gusht – Pas incidentit që u shkaktua në Institutin e Shëndetit Publik ku është ndërprerë qëllimisht furnizimi me energji elektrike i frigoriferëve në të cilat mbahen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive, si dhe seriozitetit të pasojave të mundshme në dëm të shëndetin e njerëzve, që mund të ishte shkaktuar nga një veprim i tillë.

ISHP, ka bërë analizat molekulare dhe është vërtetuar se reagjentët janë funksional.

“Më datë 02.08.2024 dolën rezultatet dhe sipas tyre u konstatua se analizat molekulare për zbulimin e kollës së mirë, si dhe mjetet për kultivimin e baktereve, antibiotikët për përgatitjen e antibiogrameve dhe të gjitha reagentët që ishin në frigoriferët e fikur, janë funksionalë dhe mund të vazhdohet me funksionimin normal të departamentit të bakteriologjisë,” njoftuan nga IShP.

Para disa ditësh u konstatua se dhoma dhe frigoriferi i departamentit të bakteriologjisë në ISHP kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të shkyçjes së siguresës.

Pas reagimit për t’i vënë ato në përdorim, menjëherë është bërë kontrolli i sipërfaqeve të punës, reagentëve dhe antibiotikëve për antibiogram, nga dhoma dhe frigoriferi, të cilat janë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.

Udhëheqësia e IShP-së do të zbatojë të gjitha procedurat e punës në drejtim të përmirësimit të sigurisë si dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga IShP.

Prokuroria Publike ka hapur një rast për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale në rastin konkret. Për shkak të zbulimit në kohë të ngjarjes, shumë reagentë janë penguar të dështojnë, pra të jenë joefektiv për shkak të mosrespektimit të temperaturës së nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në frigoriferë, ka pasur reagentë për kollën e mirë, për kulturën e urinës, reagentë që përdoren për analizat që porositen nga spitalet e shumta në Institutin e Shëndetit Publik për pacientët e tyre, dhe i referohen të gjitha infeksioneve dhe sëmundjet jo infektive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More