Shkup, 19 korrik – Një tridhjetë e katër vjeçar banor i Koçanit është rasti i dytë i regjistruar me Ethet e Nilit Perëndimor në vend. Siç informon ISHP, ai u infektua me virusin gjatë një udhëtimi në Tunizi në fund të muajit të kaluar.
Ai i mori simptomat e para një javë pasi u kthye në vend. Pas shtatë ditësh trajtimi spitalor, ai u lirua në shtëpi dje në gjendje të mirë.
Sipas informacioneve të ISHP-së, rreth 80% e infeksioneve te njerëzit kalojnë pa shfaqur simptoma. Pjesa e mbetur prej 20% e infeksioneve simptomatike zakonisht manifestohet si ethe që kalon vetvetiu dhe më pak se 1% e të infektuarve zhvillojnë simptoma më të rënda.
Rasti i parë i regjistruar i “Etheve të Nilit Perëndimor” ishte në prill te një banor i Vasilevës. Edhe në këtë rast pacienti kishte udhëtuar më parë jashtë vendit.