Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ISHSSH: Hetime për vdekjen e 28 vjecarit

Shkup, 10 dhjetor – Vendi ynë, me mbi 2000 viktima nga COVID-19, renditet në mesin e dhjetë vendeve në botë sipas numrit të vdekjeve në 1 milion banorë. Në mesin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin, në raportin e djeshëm të MSH-së, ishte edhe një 28 vjecar . Nga Ministria kishin njoftuar se ai ka pasur sëmundje kronike. Inspektorati shtetëror do të bëjë hetime nëse me kohë ka marrë ndihmën në spital.

Inspektorati Shtetëror Sanitar njoftoi se po hetohet vdekja e një pacienti 28 vjecar I cili dje ishte evidentuar në mesin e 46 pacientëve që kishin ndërruar jetë nga komplikimet me COVID-19.

“Për pacientin në moshë më të re, që  fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, nga nesër do të ketë mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Mbikqyrja e jashtëzakonshme do të përfshijë, sikurse deri më tani, rrugën e mjekimit të pacientit, nga mjeku amë deri në institucionin ku ka ndërruar jetë”

Javën e kaluar Inspektorati I Tregut ka mbyllur katër objekte hotelerike, tre në Shkup dhe një në Gostivar, për shkak të mosrespektimit të protokolleve për mbrojtje nga COVID-19.

Nëse në mënyrë plotësuese do të zvogëlohet orari I punës I lokaleve për festat e fundvitit, do të vendoset javën e ardhshme. Që të mos ketë tubime dhe festa, nga Inspektorati paralajmërojnë kontrolle të përforcuara në këtë periudhë.

“Absolutisht se do të ketë kontrolle të përforcuara, por do të varet se si do të jetë vendimi. Shërbimet inspektuese nuk marrin pjesë në procesin e marrjes së vendimeve, nëse do të punojnë, nuk do të punojnë, nëse do të ketë ndryshime në punën e lokaleve. Varësisht kësaj do të organizohemi”

Nga ana tjetër, MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve që mjekohen nëpër repartet infektive në Shkup dhe nëpër covid-spitalet e vendit është 1313. Njoftohet se ka rreth 150 shtretër të lirë nëpër spitalet-covid.

Postime të ngjashme

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Snezhana Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...