“Ishte mysafir në restorant”, familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

nga D. V.

Vendi është tronditur sërish edhe nga një ngjarje e rëndë pasi mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë mbeti i vdekur një person dhe një tjetër u plagos rreth orës 22:30 në Prishtinë.

Familjari i tashmë të ndjerit me inicialet N.G, Afrim Veseli i cili njëherësh është edhe ish-koloneli i të Forcave të Sigurisë së Kosovës ka shkruar në një postim në rrjetin social në Facebook se rruga e të ndjerit ishte vetëm shtëpi, punë e xhami.

Ai ndër të tjera ka shkruar se i ndjeri ishte mysafirë në një restorant në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, ka shkruar Veseli.

Në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se prokurori i shtetit së bashku me organet e Policisë së Kosovës është duke ndërmarr masa dhe veprime hetimore mbi këtë çështje.

Ndërkaq, ky është rasti i tretë i vrasjes që kanë ndodhur brenda tri ditëve në vend.

Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri, rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten, si dhe mbrëmjen e së martës një person mbeti i vdekur nga gjuajtjet me armë dhe një tjetër i plagosur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More