Ishte në gjendje të dehur nga alkooli, arrestohet shoferi nga Kërçova

nga Redaksia

Kërçovë, 26 prill – Më 26.04.2025, në orën 02:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Kërçovë kanë privuar nga liria M.B. (63) nga Kërçova. Gjatë një kontrolli në një rrugë lokale në lagjen Goricë të Kërçovës, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, të cilin ai e drejtonte. Pas masave të marra, u konstatua se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.04 promilë alkool në gjak.

M.B. u ndalua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More