Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Belsh

nga D V

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vijon me intensitet zbatimin e masave të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i Ligjit”. Në kuadër të këtij plani, në Belsh u arrestua një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

I arrestuari, O.B., banues në Belsh, akuzohet nga Gjykata e Firences për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata italiane i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale, e cila është e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, shkruan A2.

Operacioni u krye falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 38-vjeçarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More