Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ishte një nga më perspektivët në botë, sulmi në zemër ia ndërpreu karrierën

Zhurnal Ads

Talenti i madh Abdelhak Nuri ishte një nga futbollistët më të vlerësuar të shkollës Ajax, por ai e përfundoi karrierën e tij në moshën 20-vjeçare për arsye shëndetësore, transmeton “Zeri.info”.

Në vitin 2017, në një ndeshje miqësore kundër Werder Bremenit, ai pësoi një sulm në zemër në fushë dhe kaloi më shumë se dy vjet në komë për shkak të dëmtimit të rëndë të trurit.

Sot 23-vjeçari Nuri ngadalë po shërohet. Ai filloi të komunikonte me familjen e tij disa muaj më parë, por nga klubi ishte shumë i zhgënjyer.

Vitin e kaluar kontrata e tij u ndërpre. Familja duhej të merrte dëmshpërblim, por një marrëveshje mbi shumën nuk ishte e mundur për muaj me radhë.

Ajaxi po ofron pesë milionë euro, familja Nuri dëshiron dy herë më shumë.

Drejtori i Ajaxit, Edwin van der Sar, tha se një marrëveshje nuk ishte arritur dhe se gjithçka ndoshta do të përfundonte në gjykatë.

“Ne biseduam me familjen dhe avokatët dhe nuk arritëm një marrëveshje. Më vjen keq, situata është e vështirë dhe e di që ata gjithashtu do të dëshironin që gjithçka të zgjidhej. Ka shumë mundësi që gjithçka të përfundojë në gjykatë”, tha Van der Sar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Juventusi ende me shpresë që Ronaldo dhe McKennie të jenë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës

admin

ZYRTARE: Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk luajnë kundër Maqedonisë së Veriut

admin

Sanchez ka humbur 8 nga 12 penalltitë e fundit

Z H

Zidane: Do të jetë një tjetër betejë në Milano

E.E.

Probleme për Realin, Zidane infektohet me koronavirus

Z H

Pochettino buzë emërimit trajner i Paris Saint-Germain

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...