Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Vushtrri

Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga ana e një qytetari mashkull kosovar, i cili ka informuar se në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, kishte hasur në një person të shtrirë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi i pajetë.

“Viktima D. S., 56-vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri”, ka thënë Zahiti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...