Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ishte vatra e parë e COVID-19, ekipi i OBSH-së viziton tregun në Wuhan

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po hetojnë origjinën e koronavirusit, kanë vizituar të dielën një treg në Wuhan, ku u raportuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 një vit më parë. Ekipi i OBSH-së arriti në tregun i kafshëve Huanan – që është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar – dhe rojet nuk lejuan persona të tjerë që të hynin, raporton AFP.

Ky hetim i OBSH-së – që u pengua nga Kina që të zhvillohej më herët – ka për qëllim që të zbulojë se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu. Por, zyrtarët e OBSH-së, që janë në fazën e parë të hetimit, kanë minimizuar pritjet se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.

Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze. Një anëtar i stafit mjekësor brenda një pavioni izolimi në Spitalin e Kryqit të Kuq në Wuhan të Kinës, më 10 mars 2020. Më herët gjatë javës, media shtetërore, Global Times në një raportim ka minimizuar pretendimet e hershme se tregu Wuanan ishte epiqendra e virusit, duke pretenduar se “hetimet e bëra më vonë” kanë sugjeruar se tregu nuk ishte burimi i shpërthimit të virusit.

Fillimisht, zyrtarët kinezë kishin thënë se kafshët që shiteshin në këtë treg me gjasë janë burimi i shpërthimit të pandemisë. Por, më pas faji u është lënë kafshëve të importuara dhe Kina, pa dhënë prova, ka thënë se burimi i shpërthimit, mund të jetë diku tjetër. Kina ka raportuar 4,636 të vdekur nga koronavirusi i ri dhe ka thënë se për shkak të veprimeve të ndërmarra, ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia. Kina është kritikuar se fillimisht ka minimizuar shpërthimin e virusit dhe nuk ka dhënë informacione të plota kur rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Wuhan në dhjetor të vitit 2019.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...