Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ishulli grek Samos, në përpjekje për të shëruar plagët e tërmetit

Zhurnal Ads

Pas tërmetit në Detin Egje, popullata në ishullin grek Samos nga njëra anë përpiqet të shërojë plagët ndërsa nga ana tjetër mban zi për vdekjen e dy personave.❮❯

Ishulli grek Samos, në përpjekje për të shëruar plagët e tërmetit

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Deti Egje, të premten, më 30 tetor goditi edhe ishullin e Greqisë, Samos.

Nga tërmeti humbën jetën dy nxënës të moshës 15 dhe 17-vjeçare, njëra prej të cilëve vajzë, ndërsa sipas vlerësimeve të para 300 shtëpi dhe mbi 70 biznese pësuan dëme serioze.

Për shkak të mini-cunami pas tërmetit shumë automjete afër detit mbetën nën ujë.

Maria Kanoraki, një menaxhuese e restorantit në rajonin Vathi, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se “Fillimisht dëgjuam një zë të madh. Më pas gjithkundi filloi të dridhej. Shumë sende në restorantin tim ranë përtokë dhe u thyen”.

Ajo më tej shpjegoi se nga cunami është përmbytur restoranti i saj. “Kam dëme të mëdha financiare. Ndoshta do të kalojnë me javë për të riparuar dëmet. Jemi shembur financiarisht”, tha Kanoraki.

Ndërsa Eleni, vajza 13-vjeçare e Maria-s tha se asnjëherë nuk do të harrojnë momentin e tërmetit.

“Unë më parë nuk kam ndjerë tërmet. Vetëm kam parë në televizion. Ishte e tmerrshme ta përjetosh në jetë reale tërmetin. Ende frikësohem në mbrëmje. Ndjej vështirësi të flej natën”, tha Eleni.

Ndërsa një menaxhuese tjetër e restorantit në rajon, Ioanna Sari tha se “Ne këtu mbijetuam, por fatkeqësia e vërtetë ndodhi në Izmir. Zoti u ndihmoftë”.

“Këto dëme do të riparohen në një farë mënyre por jetët e humbura nuk do të kthehen përsëri. Këtu humbën jetën 2 persona. Në Izmir më shumë”, shtoi ajo.

Ndërsa në rajonin Karlovasi u dëmtuan shumë shtëpi dhe kisha historike Panagia Theotokou.

Panagiota Zafiriou, një banore 55-vjeçare e rajonit tha se “Tërmeti aq fuqishëm dridhi sa që në një moment mendova se shtëpia do të na shembet. Menjëherë dolëm jashtë. Vajze ime ende nuk mund të fle në shtëpi nga frika. Kemi një karavan të vogël, atje po fle”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shifër rekord infektimesh edhe në Çeki, ushtria nis nesër ndërtimin e një spitali të ri për pacientët

admin

Vëmendja te presidenti i ri, Covid-19 bën ‘kërdinë’ në SHBA

S.B.

Senati e miraton zgjedhjen e Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë në SHBA

admin

Bahreini hedh poshtë pretendimet e Katarit për shkeljen e hapësirës ajrore

S.B.

Në luftë me pandeminë! Si paraqitet situata në Afrikë

admin

Ushtarë elitarë australianë vranë civilë afganë, ka zbuluar një raport

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...