Ismail Kadare as sivjet nuk e fitoi çmimin Nobel

Laureati i çmimit “Nobel” për letërsi për vitin 2021 është Abdulrazak Gurnah.

Kjo u bë e ditur nga sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Mats Malm.

Juria e vlerësoi autorin nga Tanzania “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

Veprat e tij më të famshme janë: “Paradise”, “By the sea”, ndërsa ka botuar dhjetë romane dhe një numër tregimesh, teksa tema e refugjatëve përfshin koncentrimin e tij letrar në gati çdo vepër.

Ai u lind në vitin 1948 dhe është rritur në ishullin Zanzibar në Oqeanin Indian, dhe ka kaluar si refugjat në Angli në fund të viteve ‘60.

Me vlerë 10 milionë krona suedeze, çmimi “Nobel” për letërsi shkon për shkrimtarin që konsiderohet të jetë, sipas testamentit të Alfred Nobelit, “personi që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.

Çmimin “Nobel” në letërsi në vitin 2020 e kishte fituar Louise Glück, të cilën juria e kishte vlerësuar “për zërin e saj të pagabueshëm poetik, që me bukurinë e ashpër e bën ekzistencën individuale universale”. Ajo kishte qenë gruaja e 16-të që kishte fituar “Nobelin”

Deri më tani që nga viti 1901, këtë çmim e kanë marrë 114 persona, teksa ata nominohen nga anëtarët e Akademisë Suedeze, institucionet, akademitë e shteteve të tjera, nga profesorët e letërsisë dhe gjuhësisë nga universitetet dhe laureatët e viteve të kaluara për çmimin “Nobel”.

Edhe këtë vit Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në nderim të 85- vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare e kishte nominuar sërish për çmimin “Nobel”, me ç’rast edhe kishe organizuar veprimtarinë shkencore me temën ‘Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore’.

Related posts

Dave Chappelle bën paralajmërimin e pjesës së gjashtë të “The Closer”

D V

Onlajn shitje e biletave për panairin e librit 2021

Z H

Arti shqiptar humb një tjetër ikonë, Sherif Merdanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More