Kulturë

Ismail Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar për Letërsi – “Neustadt”

Zhurnal Ads

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi të hënën se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për letërsi.

Festivali “Neustadt” i letërsisë konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore dhe është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, i sponsorizuar nga “World Literature Today” dhe i organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit Ambasada bën me dije se ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu: https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të festivalit ‘Neustadt’ të letërsisë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Postime të ngjashme

Skulptura e Giacomettit pritet të kalojë 100 milionë dollarë

admin

Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

S.B.

Filmi “Vulë” me regji nga Valmir Tertini, fiton dy çmime në “Chauri Chaura International Film Festival”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...