Agjencia Zhurnal.mk

Ismet Guri në seancën e radhës do të dërgohet me polici, po i keqpërdorë masat e Qeverisë

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Pasi i akuzuari Ismet Guri nuk u paraqit dje në seancën e “Titanik 3”, gjykatësja dha urdhër që nesër ai të sillet me forcë në Gjykatën Penale, për kur janë caktuar fjalët përfundimtare, informon Zhurnal.

Guri nuk u paraqit në dy seancat e fundit me arsyetimin se 20 vite po vuan nga diabeti dhe bie në grupën e persoave për të cilët Qeveria jep propozime të mos dalin nga shtëpia, si masë për mbrojtje nga Covid 19.

Gjithsesi, gjykatësja vendosi që në seancën e ardhshme të dërgohet me polici, sepse nga DAP, ku punon Guri, kanë njoftuar se ai prap se prap shkon në punë edhe përkundër masave që duhet të qëndrojë në shtëpi, dhe me këtë gjykata konsideron se ai po e keqpërdorë procedurën me qëllim zvarritjen e seancave.

Aktakuzën për këtë lëndën e pati ngritur PSP, ndërsa bëhet fjalë për parregullsi zgjedhore në komunën e Çairit në vitin 2013.

Nga Prokuroria, lëndën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...