Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ismet Ramadani rizgjedhet kryetar i Këshillit Euro-Atlantik

Shkup, 29 janar – Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut kumtoi se dje në Kuvendin e përgjithshëm është zgjedhur udhëheqësia e re, në të cilën për kryetar unanimisht është rizgjedhur, Ismet Ramadani, Për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Ilija Xhugumanov, ndërsa biznesmeni Svetozar Janevski është zgjedhur për drejtor ekzekutiv të Biznes-klubit.

Në takimin u zgjodhën edhe anëtarët e Presidencës së re të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut: Ismet Ramadani, Anxhelka Peeva-Laurençiq, Trifun Kostovski, Ilija Xhugumanov, Lube Dukoski, Rizvan Sulejmani, Florie Latifi, Metodi Haxhi Janev, Toshe Kocevski, Viktor Andonov dhe Lubica Pendaroska dhe anëtarë të Biznes-klubit të Këshillit: Sveto Janevski – M6 Grup, Zhivko Mukaetov – Alkaloid, Anxhelka Peeva-Laurençiq – Imixh Pr, Ferik Velija – Alsat M, Arsim Papraniku – Neptun, Lazim Destani – Ekolog, Mitko Andreevski- Si- En Xhi- Sistems, Arben Abdurahmani – Vezë Sharri / Lecker dhe Vasko Kronevski – Nekstsense.

Në Kuvendin e përgjithshëm, i cili për shkak të KOVID-19 u mbajt onlajn, janë shqyrtuar raportet për punën e bërë deri tani, ndryshimet statutore dhe vendimet në drejtim të funksionimit të ardhshëm të organizatës deri në vitin 2025.

“Ky takim bashkoi mbi 55 anëtarë dhe mbështetës. Ndër të tjera, ishte një platformë e shkëlqyeshme për diskutimin e çështjeve aktuale globale. Delegatët e këtij Kuvendi morën vendime për thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe zhvillimin e strategjive të organizatës deri në vitin 2025”, kumtoi Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...