Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

ISSHSH: Për spitalin e Strugës është ngritur iniciativë deri në prokurori

Shkup, 3 shkurt – Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror ka vepruar në rastin me Klinikën për nefrologji dhe në pajtim me rregullat ligjore dhe procesverbalet e Komisionit për infeksione interhospitalore, nuk ka vërejtje.

Këtë e kumtoi drejtoresha e ISSHSH, Irina Sotirova Buhova në konferencën e sotme për shtyp të Këshillit inspektues, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rastin e disa të sëmurëve në Klinikën për nefrologji.

“Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror është në kontakt të përditshëm me drejtoreshën dhe ekipin e menaxherëve të Klinikës për nefrologji. Rolin që e ka ISSHSH këtu është t’i kontrollojë nëse ka mbajtur mbledhje Komisioni për infeksione interhospitalore dhe çka ka ndërmarrë. Puna tjetër është të jepen vendime për rastet pozitive dhe kontaktet, por vendime për analizën e marrë epidemiologjike, në këtë rast nga Instituti për shëndet publik. ISSHSH ka vepruar tërësisht në këtë rast lidhur me ingerencat e veta në Klinikën për nefrologji. Rreth drejtimeve, respektivisht ajo që Qendra për shëndet publik do t’i imponojë Klinikës për neftrologji, ISSHSH është në kontakt me qendrën e njëjtë dhe ne koordinohemi dhe i kontrollojmë procedurat e Klinikës për nefrologji”, tha Sotirova Buhova.

Ajo potencoi se sipas procesverbaleve të Komisionit për infeksione interhospitalore, ISSHSH nuk ka vërejtje, megjithatë pjesa tjetër e mbikëqyrjes, të cilin e bën dhe bazohet në anketën epidemiologjike të ISHP-së, potencoi se përgjigje mund të kërkohet aty.

Për mbikëqyrjen për spitalin e Strugës dhe rastin me dr. Asani, tha se ISSHSH e ka kryer tërë procedurën ligjore dhe se më 26 janar është dërguar informatë me iniciativë deri te Prokuroria themelore publike e Strugës. Me këtë, siç tha, janë kryer dhe mbyllen mundësitë ligjore që i ka Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror. Për mbikëqyrjen profesionale, tha se përgjigje duhet të kërkohet në Odën e mjekëve, e cila e kryen mbikëqyrjen. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...