Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Itali, 217 viktima dhe gati 27 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Zhurnal Ads

Në Itali vazhdon të mbetet shqetësuese situata e pandemisë.

Numri i personave aktivë pozitivë ka kapërcyer numrin e personave të shëruar.

Viktimat Covid janë deri më sot mbi 38 mijë ndërsa të infektuarit mbi 616 mijë.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka raportuar sot në dy dhomat e parlamentit italian duke informuar se vendi ndodhet në një fazë kritike të skenarit 3, me një i cili ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masat e fundit

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 217 viktima e 26 831 të infektuar më shumë.https://zeri.info/inarticle.html

Në rritje shqetësuese është numri i të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e janë 983 më shumë se një ditë më parë e 115 të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Aktualisht janë 299 191 të infektuar aktivë e për herë të parë ky numër kapërcen numrin e personave të shëruar nga Covid e që është 279 282.

Në 24 orët e fundit janë 3879 të shëruar më shumë.

Në Italia janë kryer 201 452 tamponë në 24 orë e numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot është 616 595 e i viktimave 38 122.

Rajoni i Lombardisë mbetet më shqetësuesi në nivel kombëtar.

Sot janë regjistruar 7339 të infektuar , 57 viktima, 57 të sëmurë më shumë në repartet e terapisë intensive, e 283 të infektuar më shumë në kurim spitalor.

Qyteti i Milanos mbetet qendra urbane me numrin më të infektuarve në Itali me1393 raste më shumë në 24 orët e fundit e provinca e këtij qyteti ka shënuar sot 3211 persona të infektuar.

Në Campania janë shënuar 3103 raste më shumë, në Veneto 2109, në Lazio 1995, në Piemonte 2585 .

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

T E

Franca miraton rezolutë për njohjen e pavarësisë së Nagorno-Karabakut

S.B.

Merkel: Pandemia mund të kapërcehet vetëm me një veprim global

S.B.

Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

S.B.

Kina dhe BE, takim për mekanizmin e dialogut mes njerëzve

Z H

Greqia merr 8 mijë dozat e para të vaksinës Moderna

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...