ITALI – Meloni: Ukraina nuk mund të braktiset në mëshirë të fatit

nga D V

Nëse rregullat e së drejtës ndërkombëtare do të dështojnë, atëherë do të kemi një shumëfishim të krizave dhe kaosit në botë, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në kuadër të Forumit TEHA, që po zhvillohet në qytetin italian të Cernobbios.

”Këtë ua thashë edhe homologëve të mi kinezë. E vetmja gjë që nuk mund të bëhet është të braktisësh Ukrainën në fatin e saj”, shtoi ajo.

”Dhe kjo është zgjedhja që po bën Italia dhe që nuk do të ndryshojë”, theksoi Meloni.

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendje për Ukrainën dhe Italia njihet për qëndrime serioze. Unë mendoj se ne nuk duhet të dorëzohemi dhe nuk duhet ta lëmë Ukrainën në fatin e saj sepse kjo do të sjellë kaos dhe jo paqe. Dhe unë nuk e bëj këtë. Me Zelensky diskutuam se si të vazhdojmë të punojmë për të arritur një paqe të drejtë”, deklaroi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More