Agjencia Zhurnal.mk
Bota

ITALI – Rikthehen zonat e verdha COVID-19

Sipas projektdraftit që do të paraqitet sot në Këshillin e Ministrave, pritet të rikthehen zonat e verdha dhe “certifikata e gjelbër” për udhëtimet midis rajoneve.

Masat, të cilat do të fillojnë nga 26 prilli, siç u parashikua javën e kaluar nga qeveria, duhet të jenë të vlefshme deri më 31 Korrik.

Nga 26 prilli, restorantet do të rihapen në zonën e verdhë për drekë dhe darkë “me konsum në tryezë vetëm jashtë”, ndërsa nga 1 qershori restorantet me hapësira të brendshme do të jenë në gjendje të hapen, por vetëm për drekë.

Drafti parashikon, gjithashtu, hapjen e pishinave të jashtme, tregjeve dhe qendrave tregtare në zonën e verdhë nga 15 maji; nga 1 qershor hapjen e palestrave;, nga 1 korrik panairte, konferencat dhe kongreset, parqe tematike.

Gjithashtu, do të paraqitet edhe “certifikata e gjelbër” për udhëtime midis rajoneve me ngjyra të ndryshme.

Certifikata mund të jetë në format letër ose dixhitale dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muaj për të vaksinuarit dhe për ata që janë shëruar nga COVID-19.

Nga ana tjetër, certifikatat do të jenë të vlefshme për 48 orë për ata që kanë kryer analiza molekulare ose antigjene, të lëshuara nga institucionet shëndetësore ose farmacitë./atsh

Postime të ngjashme

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Dafina Vidishiqi

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Dafina Vidishiqi

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Dafina Vidishiqi

Përgjaket mbledhja e prindërve me zyrtarët e arsimit në Virginia

Dafina Vidishiqi

Blinken: Rrjedha Veriore 2, një projekt gjeopolitik rus

Dafina Vidishiqi

Izetbegoviq i thotë Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...