Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Itali, spitalet e tejmbushura rrezikojnë gjithë sistemin shëndetësor

Zhurnal Ads

Spitalet e mbushura tej kapaciteteve me pacientë me Covid-19 në Itali lëkundin të gjithë sistemin shëndetësor duke krijuar probleme serioze për shërbimet e urgjencës, shkruan gazeta italiane ”La Repubblica”.

”Të paktën 40% e thirrjeve që mbërrijnë në spitalet e Romës, nga 1 500 deri në 1 800 në ditë, tani kanë të bëjnë me dyshimet për Covid-19.

Këto alarme ngadalësojnë sistemin sepse ndërkohë menaxhimi i rasteve kërkon masa paraprake nga personeli i automjeteve të urgjencës, raporton ATSh.

Por, fatkeqësia ndodh kur shkoni në spital. Këtu ndodh që ambulancat presin edhe më shumë se 24 orë me pacientin në bord jashtë spitalit, duke pritur që të gjendet një shtrat për pacientin.

Dhe në spitale, në ndërkohë që pacienti pret të shtrohet, kanë mbërritur 30 ose edhe 50 ambulanca të tjera.

Me nevojën për të krijuar vazhdimisht reparte të reja Covid, ekziston rreziku që ata, të cilët kanë nevojë për shtrim në spital do të duhet të presin një kohë të gjatë”, përfundon gazeta italiane ”La Repubblica”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ku dallojnë vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit?

S.B.

Paralajmërimi: Krishtlindjet këtë vit do të jenë ndryshe

admin

Foto e rrallë/ Shikoni si dukej Angela Merkel kur shembej muri i Berlinit, nga e ndoqi ngjarjen dhe çfarë tha

S.B.

Lajm i mirë! Moderna aplikon sot për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

S.B.

Shpërthim në Arabinë Sauditë, disa të plagosur

S.B.

India zbulon 6 raste me variantin e ri të Covid 19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...