Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Italia dhe UNESCO ndajnë 1 milion euro për renovimin e Muzeut Sursock

Italia dhe UNESCO kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milion euro për të rinovuar një nga muzetë më të famshëm të Bejrutit.

Muzeu, ndodhet në një vilë historike në Achrafieh dhe në të ndodhen më shumë se 1,500 vepra arti së bashku me koleksione të tjera të vlefshme.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja Italiane e Punëve të Jashtme, Marina Sereni dhe drejtoresha e zyrës së UNESCO-s në Bejrut, Costanza Farina, në prani të kryetarit të bordit të muzeut, Dr. Tarek Mitri.

Kostoja e restaurimit të muzeut është 2.5 milion euro, me Francën që tashmë ka dhuruar 500,000 euro. Financimi nga Agjencia Italiane e  Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) do të përdoret nën iniciativën e UNESCO-s Li Beirut, e cila synon të riparojë shkolla, ndërtesa kulturore, muze dhe galeri të dëmtuara nga shpërthimi në Bejrut.

Muzeu Sursock u krijua në 1912 nga koleksionisti libanez Nicolas Sursock. Ajo u hap në 1961 dhe u bë një qendër e madhe për artistët libanezë, ndërsa mirëpriti ekspozita nga e gjithë bota. Muzeu qëndroi i hapur gjatë  Luftës Civile Libaneze dhe u rinovua në 2008. Muzeu ndodhet vetëm 800 metra nga qendra e shpërthimit të portit.

Postime të ngjashme

“Muharrem Qena – Ëndërrimtari” me dritëhijet e artistit ikonik

Lea Muslija

Rachel Zegler do të luajë Borëbardhën në një “live-action” të Disneyt

Lea Muslija

Viti 1971 – një vit i jashtëzakonshëm për filmin

Dafina Vidishiqi

Gjermania nis hetimet ndaj Apple

Lea Muslija

Hapet edicioni i 42-të i festivalit “Vera e Shkupit”

Lea Muslija

Hapet edicioni i 42-të i festivalit “Vera e Shkupit”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...