Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Italia do të jetë ndër të parët që do të ketë vaksinën kundër COVID-19”

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, tha të enjten se Italia do të jetë ndër vendet e para që do të ketë një vaksinë eventuale kundër COVID-19.

“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, ajo me Pfizer dhe ajo me AstraZeneca, të cilat janë në fazën më të përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në testime”, ka thënë Di Maio, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Dhe sipas tij, “Italia do të jetë një nga vendet e para në botë që do të ketë një vaksinë”.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, shkalla e infeksioneve me COVID-19 po bie në Itali, por vdekjet janë rritur prej rreth 42% në shtatë ditët e fundit.

Në javën nga 11 në 17 nëntor, Italia pa një ngadalësim të parë në rritjen e rasteve të COVID-19 por se rritja e vdekjeve ishte “eksponenciale”, me 41.7%.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...