Agjencia Zhurnal.mk

Italia e kthen në tryezë çështjen e fillimit të bisedimeve me BE-në

od 6 do 12 noemvri 2019

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Italia do të kthejë çështjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në tryezë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, që do të mbahet më 19 nëntor. Nga Qeveria për “Telma” konfirmojnë se kryeministri Zaev është i ftuar gjithashtu në Romë.

Ndërkohë, Presidenti Francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajt e ardhshëm, shkruan portali shqiptar “Exit”, duke cituar burime diplomatike në Tiranë.

Data e saktë nuk është caktuar, por me vizitën e tij, Macron duket se po përpiqet tu dëshmojë vendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane për të dyja vendet është e hapur, ndërsa Franca do të ndihmojë në arritjen e qëllimit të tyre, analizon portali.

Një burim diplomatik konfirmoi se si një shenjë e mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Macron themeloi zyrën e agjencisë franceze të zhvillimit në Tiranë, e cila do të sigurojë asistencën franceze për projektet e zhvillimit në Shqipëri. Ky hap ka mundësi të shënojë një rritje të ndihmës franceze, e cila deri më tani nuk ka qenë një donator i rëndësishëm për Shqipërinë.

XH.I

Lajmet e fundit