Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia fillon edhe me një vaksinë tjetër kundër Covid, atë të AstraZeneca

Qyteti australian i Viktorias do të futet në izolim për herë të tretë, për të ndaluar një shpërthim të mutacionit britanik të koronavirusit.

Italia të enjten filloi administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca me rajonin qendror të Lazios, rreth Romës, i pari që filloi vaksinimin.

Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka rekomanduar që vaksina e re, e cila bashkohet me vaksinat e Pfizer dhe Moderna, të shkojë vetëm për ata 18-55 vjeç dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Një qendër kryesore e vaksinimit është hapur në Aeroportin Fiumicino, e aftë të vaksinojë deri në 3,000 njerëz në ditë, tha këshilltari rajonal i shëndetësisë Alessio D’Amato.

“Ne duam që vaksinat të shpërndahen me shpejtësi maksimale”, ka thënë ai.

Përhapja e vaksinave në Itali është goditur nga vonesat në shpërndarjen e dozave nga Pfizer dhe AstraZeneca në veçanti.

Kjo madje ka transmetuar mundësinë e veprimeve ligjore kundër kompanive.

Një 54-vjeçar, Marco Buglione, ishte i pari që mori vaksinën e AstraZenca duke thënë se çdokush duhet të merr këtë vaksinë.

“… Britanikët, një nga popujt më të mirë në botë, e studiuan atë mirë në universitetin e Oksfordit”. 

Postime të ngjashme

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj një cisterne të naftës

D V

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

D V

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...