Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Italia gjobit me 10 milion euro kompaninë Apple

Zhurnal Ads

Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane, Apple me 10 milionë euro për pretendime mashtruese rreth rezistencës së telefonave iPhone në ujë.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur se pretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale.

Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë të vlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike.

AGCM po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit, përbëjnë praktikë “agresive”.

Në reklamën lidhur me këtë çështje, është premtuar se telefonat iPhone janë rezistues ndaj ujit në thellësi deri në katër metra.

Ky pretendim është bërë me një mori telefonash përgjatë viteve, duke nisur nga iPhone 8 e deri te iPhone 11.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM ka thënë se reklamat – që kanë shfaqur këta telefona në kontakt me ujin, kanë qenë mashtruese.

Kompania Apple ka këshilluar gjithmonë kundër notit apo larjes me iPhone, si dhe ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga lëngjet nuk mbulohen.

Kjo kompani nuk ka reaguar deri më tani për këtë çështje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

E keni parë ndonjëherë këtë lloj karroce?

R ZH

Sherbimet sekrete gjermane do të mund të lexojë mesazhet në WhatsApp

admin

Facebook Messenger ka një surprizë për ju këtë Halloween

admin

Po sikur Facebook të detyrohet të shkëputet nga Instagram dhe WhatsApp?

T E

Elon Musk i përgjigjet një kërkese nga një person që i kishte dërguar të njëjtin mesazh 154 herë

S.B.

Nokia sjell dy modelet e para të këtij shekulli: Shton WhatsApp dhe YouTube

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...