Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia i obligon punëtorët shëndetësorë që të vaksinohen

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në Itali duhet të vaksinohen kundër koronavirusit, ka thënë të mërkurën Qeveria italiane.

Italia ka forcuar përpjekjet për vaksinim pasi një pjesë e stafit të spitaleve kishin refuzuar që të marrin dozat e vaksinës.

Italia deri më tani numëron më shumë se 109 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë me koronavirus ndërkohë që vendimi i Qeverisë për të detyruar disa kategori të punëtorëve që të marrin vaksinën është kritikuar.

Në vendimin e kryeministrit Mario Draghi thuhet se punëtorët shëndetësorë duke përfshirë edhe farmacistët janë të obliguar që të marrin vaksinën. Ndërkaq, ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, mund të suspendohen nga puna pa pagesë, për një vit të plotë.

“Qëllimi i kësaj mase është që të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur edhe strafi mjekësor por edhe ai farmaceutik dhe ata që janë në mjedise ku mund t’i ekspozohen direkt infektimit”, thuhet në deklaratën për media të Qeverisë italiane.

Italia është një prej vendeve më të goditura në botë si pasojë e COVID-19.

Ky shtet ka regjistruar 23.904 raste pozitive me COVID-19 dhe 467 viktima vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të paraqitura sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...