Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia ka një strategji tjetër për ta luftuar koronavirusin

Italia është një nga shtetet e shumta europiane që është duke u përballur me një shtim të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm një ditë më parë, u raportuan mbi 10 mijë të infektuar dhe 55 persona humbën jetën.

Për situatën aktuale dhe atë që pritet të ndodhë ka folur kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili është shprehur se rikthimi i izolimit duhet të shmanget.
“Nuk them që vala aktuale është më pak e rrezikshme, por ne kemi punuar. Ne duhet ta përballojmë këtë valë me një strategji të re, ndryshe, në të cilën nuk parashikohet më një izolim”, u shpreh Conte.

Kryeministri italian shtoi se BE po financon për të garantuar miliona vaksina. “Për vaksinat është bërë një investim i madh. Disa grupe parashikojnë rezultatet deri në fund të nëntorit ose dhjetorit. Ne mund të kemi 200 ose 300 milionë vaksina shumë shpejt. Ne do të jemi në gjendje të reagojmë ndaj koronavirusit me anë të vaksinave. Gjithashtu, jemi duke u kujdesur të sigurojmë vaksina edhe për vendet më në vështirësi”, tha Conte.

Postime të ngjashme

Greqia dhe Izraeli me marrëveshje miliardëshe në fushën e mbrojtjes

N E

Siria do të mbajë zgjedhje presidenciale

N E

SHBA dhe Kina bashkpunojnë për zgjidhjen e krizës klimatike

N E

Ndërtimi i kanalit të Stambollit shqetëson Rusinë

N E

Nikos Dendias: Edhe përkundër kontesteve me Turqinë , zgjidhja nuk është e pamundur

N E

Aleksandër Vuçiq: Berisha dhe Basha flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...