Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia në bllokim të ashpër treditor gjatë festës së Pashkëve

Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë treditor në përpjekje për të parandaluar një rritje të rasteve me coronavirus gjatë festës së Pashkëve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të gjitha rajonet janë tani në “zonë të kuqe” – niveli më i lartë i kufizimeve – derisa vendi lufton me një valë të tretë, duke regjistruar rreth 20 mijë raste në ditë.

Dyqanet të cilat shesin artikuj jo-thelbësorë duhet të mbyllen, baret dhe restorantet mund të kryejnë vetëm dërgesa, dhe njerëzit nuk mund të dalin pa ndonjë arsye thelbësore, raporton ANSA.

Sipas rregullave, do të jetë e mundur që deri në dy të rritur dhe fëmijët e tyre nën 14 vjeç të vizitojnë shtëpinë e një personi tjetër, me jo më shumë se një vizitë në ditë.

Kishat do të jenë të hapura, mirëpo adhuruesve iu është thënë të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre.

Për herë të dytë, Papa Françesku do të ndajë mesazhin e tij të Pashkëve në një shesh bosh të Shën Pjetrit.

Pas fundjavës së festave, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit.

Më shumë se 110 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e coronavirusit në Itali, dhe rreth 3.6 milionë raste janë regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...