Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia në kolaps prej koronavirusit, paralajmërohet mbyllje si në mars

Zhurnal Ads

Italia duket se po përballet me valën e dytë të koronavirusit, dhe shifrat e çdo dite e vërtetojnë këtë.

Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se nisur nga kjo situatë vendi po shkon drejt mbylljes si në muajin mars.

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan mbi 29 mijë raste të reja, dhe 208 viktima.

“Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, u shpreh Speranza.

Një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar numrat, sipas ministrit.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

I zënë pritë përpara punës, qëllohet për vdekje gazetarja dhe shoferi i saj në Afganistan

S.B.

Boris Johnson shtrëngon masat kundër COVID, çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor

S.B.

Përgjohet Vuçiq, vihen në aksion shërbimet e inteligjencës serbe

T E

Kanada merr dërgesën e parë të vaksinave Moderna anti-COVID

T E

Ilaçi i artrit që po jep rezultate të shkëlqyera edhe kundër Covid-19

T E

Mbretëresha e parë evropiane që mori vaksinën anti COVID-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...