Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia raporton rritjen më të lartë ditore në rastet me COVID-19

Numri i rasteve aktive në Itali është afër 117 mijë ku numri i rasteve të reja shënoi rritje që nga 12 tetori.

Me 10,925 raste të reja me koronavirus, Italia raportoi të shtunën numrin më të lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë atje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Anadolu, transmenton Klan Kosova

Ministria deklaroi se numri total i personave që janë prekur nga COVID-19 që nga 21 shkurti është 402,536 veta.

Numri i rasteve aktive ishte 116.935, tha ministria, duke shtuar se numri i pacientëve nën kujdes intensiv arriti në 705.

Një total prej 47 personash kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 36,474.

Rreth 249,127 njerëz janë shëruar deri më tani, me 1,255 shtesë gjatë ditës së kaluar.

Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në Itali që prej 12 tetorit ka bërë që qeveria të diskutojë masat e reja në vend.

Nën presionin e guvernatorëve rajonalë, qeveria e kryesuar nga Kryeministri Giuseppe Conte po mendon për masa të reja për të provuar të përmbajë valën e dytë të infektimit. Kufizimet e reja mund të përfshijnë një shtetrrethim në mbrëmje vonë, si ato të paraqitura nga vendet e tjera evropiane.

Postime të ngjashme

Holanda njeh gjenocidin e Perandorisë Osmane ndaj armenëve, reagon Turqia

S.B.

Bruksel, Samit BE-NATO për sigurinë

S.B.

SHBA kryesoi shpenzimet globale të mbrojtjes për vitin 2020

S.B.

Probleme me motorin, një tjetër avion Boeing 777 bën ulje të detyruar

S.B.

Sulmohet burgu në Haiti, 8 viktima, mes tyre drejtori i burgut

S.B.

“Princi i Kurorës Saudite, i përfshirë në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...