Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia regjistron afër 22 mijë raste të reja me COVID-19, rekord i ri që nga shpërthimi

Zhurnal Ads

Italia ka regjistruar një rekord tjetër të rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), respektivisht 21.994 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i infeksioneve u rrit në 564.778, ndërsa numri i viktimave në 37.700, përfshirë 221 vdekje të konfirmuara gjatë ditës së fundit.

“Trendi i epidemisë është në rritje dhe kjo është më e dukshme në dy-tre javët e fundit. Numri i vdekjeve është ende relativisht i kufizuar dhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv është ende nën nivelin alarmues, por e gjithë kjo tregon nevojën për të zbatuar masa adekuate”, tha Gianni Rezza, drejtori i përgjithshëm i departmentit të sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria është nën kritika për vendosjen e kufizimeve të mëtejshme, të cilat detyruan palestrat dhe teatrot të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa baret dhe restorantet të mbyllen para orëve të mbrëmjes. 

Ditëve të fundit, masat e reja nxitën protesta në disa qytete, nga pjesa veriore e vendit deri në atë jugore, me disa që u kthyen në dhunë. Shoqatat e pronarëve të bizneseve u ankuan se masat do të kenë një efekt shkatërrues në aktivitetet e tyre.

Sot, qeveria u përgjigj duke miratuar një paketë të re të ndihmës financiare për kategoritë më të prekura, përfshirë sektorët e ushqimit dhe turizmit, me fonde në dispozicion nga mesi i nëntorit.

Masat e reja, me vlerë deri në 5 miliardë euro, përfshijnë fonde për skemat e ndërmarrjeve dhe ndalimin e pushimit nga puna. 

Megjithatë, analistët besojnë se paketa ekonomike nuk ka gjasa të qetësojë tensionet shoqërore. Sipas një ankete të fundit nga qendra e kontaktit SWG, 61 për qind e italianëve janë kundër masave të reja, ndërsa popullariteti i kryeministrit Giuseppe Conte po ashtu është dobësuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shpërthim i madh në Madrid, së paku 3 persona të vdekur

T E

BioNTech synon të prodhojë 2 miliard doza të vaksinës më 2021

T E

Sulm me bombë në Universitetin e Kabulit, humbin jetën 19 persona

R ZH

Austri: Skandal me tenderët, 8 vjet burg për ish ministrin e financave

S.B.

Si është jeta në Finlandë, ku qeveria dhe të gjitha partitë drejtohen nga gratë

T E

275 raste të reja dhe 7 viktima, koronavirusi bën kërdinë në Malin e Zi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...